Kombëtarja e Kosovës në futsall me trajner të ri Arben Simitçiun, si mysafirë sot dhe nesër nga ora 19:00 do t'i mirëpret në dy ndeshje miqësore kombëtarja e Holandës.
Simitçiu është befasuar për të mirë dhe është ndarë i kënaqur me gjendjen dhe sjelljen e ekipit, njofton Klan Kosova.
“Gjendja e ekipit është super. Shumë jam i kënaqur në përgjithësi. Djemtë janë shembullor si nga ana e stërvitjes e po ashtu edhe nga e sjelljeve. Më kanë befasuar për të mirë sa shpejt i kanë kuptuar gjërat që janë thelbësore për një funksionim të mirë për Kombëtaren Dardane” tha Simitçiu
Bashkë me Arben Simitçiun dhe ndihmës trajnerin Agon Ramadani, në Holandë do të udhëtojnë edhe Agim Avdyli dhe Arben Zhjeqi nga Federata e Futbollit të Kosovës.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.