Frances Tiafoe është një nga lojtarët e rinj më të talentuar për momentin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që së fundmi i ka hyrë këtij sporti në nivelin professional.
Ai e filloi sezonin nga pozita 1143 në ranglistën ATP World Ranking, por është ngjitur në atë të 226-ën deri tani, transmeton Klan Kosova.
Në përballje me Malek Jazirin, në kuadër të Charlottesvilel Challenger, në Virxhinia – të mërkurën, Tifaoe bëri një nga gabimet më të mëdha në karrierë.
Pas një topi të shpejtë nga ai, kundërshtari Jaziri e ktheu atë butësisht duke i dhënë mundësi Tiafoes që të fitojë pikë.
Por vrapimi i Tiafoes drejt topit u zhvlerësua nga huqja komplete e tij, ndërsa Jaziri tashmë kishte kthyer shpinën duke menduar që e ka humbur pikën.
Vet Tiafoe dukej jashtëzakonisht i habitur pas këtij gabimi qesharak.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=11&v=bWWW_dL1GO8
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.