Samsung aksidenatisht ka zbuluar ekzistencën e tabletit Galaxy Tab S2, pasi ofroi informata për ndryshimin e aplikacionit "Hancom HSHow 2014", pasi në të shkruhej se përkrah tabletin në fjalë.
Galaxy Tab S2 do të vijë në dy madhësi të ndryshme të ekranit, njëri me madhësi 8 inç e tjetri 9.7 inç. Të dy do të kenë ekran Super AMOLED, si ata të Galaxy S6 dhe S6 Edge.
Tableti do të ngritet mbi platformën Android 5.1.1 dhe do të fuqizohet nga procesori Exynos i Samsung së bashku me kartat grafike Mali-T760 MP6, 3GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.