Stambolli është gati për një dridhje.
Sezoni i kaluar në elitën e futbollit turk shkoi flakë, pasi fituesi u zbulua tek në xhiron e fundit.
Me Galatasarayn që e ngriti trofeun e më të mirit, duke u renditur në vendin e parë me 102 pikë, tre pikë më shumë se Fenerbahçe.
E ku e lanë kampanjën e shkuar, luftën për titull në edicionin e ri do ta vazhdojnë të shtunën në mbrëmje.
Luanët e Stambollit e kanë nisur mirë sezonin e ri, duke u renditur në vendin e parë, me 15 pikë të grumbulluara.
Ndërsa gati më mirë e ka filluar edhe ekipi i drejtuar nga Jose Mourinho, pasi ka mbledhur dy pikë më pak, duke u pozicionuar në pozitën e dytë.
Për mysafirët sefte në derbin e flakët do t’ia bëjë ylli Victor Osimhen, i cili debutoi në xhiron e kaluar.
Osimhen është njëri prej lojtarëve me më ndikim që ka zbritur kohëve të fundit në tokën turke, e sytë janë te ai.
Ndërkohë, Galata dhe Feneri janë përballur deri më tani 34 herë në histori, duke prodhuar mesatarisht dy gola për ndeshje.
Fenerbahçe për nga ndeshjet direkte kryeson me 12 fitore, kundrejt kampionit aktual me 10 sosh.
Duelin e zjarrtë, Fenerbahce – Galatasaray mund ta ndiqni direkt në kanalet sport të Artmotion, të shtunën me fillim në ora 19:00.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.