Gjigandi teknlogjik Samsung në kanalin zyrtar në Youtube ka shpërndarë një video në të cilën krahason smartfonin e tij, Sansung Galaxy S6 Edge me atë të Apple, iPhone 6.
Sipas Samsung mund të imagjinohet cili është më i mirë, sepse sipas tij jo të gjitha gjashtat janë të barabarta, pasi në këtë rast 6 > 6.
https://www.youtube.com/watch?v=uyMTAKx5BEA
Dy dallimet kryesore dhe pikat e forta të S6 Edge janë: furnizimi i baterisë pa kabull dhe aftësia për të shkrepur selfie me kënd të gjerë.
Prandaj, Samsung mendon se nëse shikoni të gjitha veçoritë, do të dini cilin ta zgjidhni.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.