Samsung Galaxy S6 konsiderohet si smartfoni i ndërtuar mbi Android më i mirë për momentin. I vënë në test me gjashtë telefonë ai u rendit i pari. Testi u bë duke bërë veprimet që njerëzit bëjnë çdo ditë në smartfonët e tyre.
Telefonët që u vunë në këtë garë ishin, Samsung Galaxy S6, LG G4, iPhone 6, HTC ONE M9, Google Nexus 6 dhe Asus Zenfone 2. Testet përbënin hapjen e fajllave .pdf, kamerës, lojën Asphalt 8, video editim etj. Smartfoni i Samsung doli i pari në shumicën e testeve, përveç testit “3DMark Ice Storm Unlimited”, në të cilin u rendit i treti, pas HTC ONE M9 dhe Nexus 6.
Ky test ka treguar se Nexus 6 është më i ngadalshmi, duke u renditur pas Zenfone 2 dhe HTC ONE M9.

https://www.youtube.com/watch?v=aeplAYsrGZY
https://www.youtube.com/watch?v=eG2hr_zqddE
https://www.youtube.com/watch?v=eG2hr_zqddE
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.