Një sondazh i hapur nga uebsajti GSMArena e ka nxjerrë modelin Galaxy S6 të prodhuesit Samsung si telefonin më të mirë – pasi i njëjti është votuar nga rreth 35 për qind e njerëzve.
Krahas tij votuesit kanë mundur të zgjedhin edhe iPhone 6S, LG G4, Sony Xperia Z5, Nexus 6P, etj.
Telefoni i kompanisë Apple ka marrë 19 për qind të votave, 18 për qind i ka marrë Sony Xperia Z, ndërsa LG G4 10 për qind.
Votat tjera janë shpërndarë si vijojnë: Microsoft Lumia 950, LG Nexus 5X, Huaëei P8 dhe HTC One M9+ nga 11 për qind.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.