Telefoni më i ri nga seria Galaxy, versioni S7 do të prezantohet nga gjigandi Samsung rreth muajti shkurt, në Kongresin Botëror të Telefonëve.
Dihet që do të ofrohet në katër variante të ndryshme - Galaxy S7, Galaxy S7 plus, Galaxy S7 Edge dhe Galaxy S7 Edge Plus - me përmirësime të vërejtshme harduerike dhe softuerike.
Por më interesant është fakti që telefoni do të jetë i ndjeshëm edhe në presion në prekje, gjë të cilën e ka prezantuar në telefonin e saj iPhone 6S kompania Apple.
Dizajni pritet të mos ndryshojë shumë, pasi suksesi i arritur me versionin Galaxy S6 është goxha i madh. Ndaj kompania duket se i është përmbajtur slloganit "If it aint't broke, don't fix it".
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.