Zlatan Ibrahimovic, Jackson Martinez dhe Kondogbia janë tre lojtarët e fundit që u tha se Milan veçse i ka siguruar, por fundi duket se asnjërin nga ta nuk do t’i gjejë në qytetin e modës.
Jackson Martinez ishte shumë afër, por hyrja në lojë e Atleticos së Madridit duket se ka nxjerrë jashtë gare Milanin.
Menaxheri i futbollistit nuk i përgjigjet më as telefonatave të Adriano Gallianit, transmeton
supersport.al.
Gjithsesi drejtuesi kuqezi e ka menduar një zgjidhje dhe ajo është blerja e Carlos Baccas.
Një tjetër sulmues kolumbian, që vitin e fundit shkëlqej me Sevillan në Spanjë.
Klauzola e blerjes së tij është 30 milionë Euro e përballueshme duke patur parasysh dhe shpenzimin që klubi ishte gati të kryente për afrimin e Jackson Martinezit.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.