HBOMax ka publikuar trailerin e ri për serialin e Game Of Thrones, ‘House Of The Dragon’.
Ngjarja zhvendoset qindra vjet para Game of Thrones, e bazuar në romanin e autorit George R.R. Martin, të vitit 2018, “Fire & Blood”.
Traileri përpiqet të fiksojë shumë nga ajo që e bëri serialin kryesor kaq të suksesshëm: Dragonjtë ulërijnë, familjet grinden dhe dinastitë thuajse zhduken në klipin afërsisht një minutësh, i cili në qendër të vëmendjes ka Shtëpinë Targaryen.
Mbreti Viserys Targaryen dhe fëmijët e tij, princesha Rhaenyra Targaryen dhe princi Daemon Targaryen kanë sunduar mbi Shtatë Mbretëritë e Westeros, derisa, siç na tregon historia e froneve, një luftë brutale civile copëton familjen.
Para-traileri fillon me Targaryenët të ulur fuqishëm në Fronin e Hekurt, teksa dalin pamje të rivalëve të njohur; Shtëpitë Stark, Velaryon dhe Lannister, që zotohen për besnikërinë e tyre ndaj familjes.
Por, në trailer, fëmijët Targaryen kanë etje të hapur për pushtet, me një grua që paralajmëron princeshën, e cila caktohet si trashëgimtare e mbretit, se burrat do ta vënë më shpejt mbretërinë në flakë sesa të shohin një grua të ngjitet në Fronin e Hekurt.
Siç premton titulli, ka shumë dragonj - krijesat mendohej se ishin zhdukur në fillim të Game of Thrones, shkruan Huffington Post, transmeton Kalnkosova.tv.
Traileri përfundon me një nga dragonjtë që nxjerrë flakë, me një personazh të panjohur që thotë: “Historia nuk e kujton gjakun. Ajo mban mend emrat.”
House Of The Dragon planifikohet të debutojë më 21 gusht në HBO dhe HBO Max.
https://www.youtube.com/watch?v=Wg86eQkdudI&t=86s
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.