Kolonë e gjatë u bë këtë të diel rrugës për Prevallë.
Qytetarët nuk u lejuan të kalojnë, sepse aty po zhvillohej gara automobilistike e Brezovicës.
Derisa ata që veç ishin prezent, patën mundësinë ta shohin Përparim Dushin derisa zuri vendin e parë në plasman të përgjithshëm.
Dushi kaloi shtegun 7700 metra për më pak se 5 minuta, njofton Klan Kosova.
Ai la pas vetes Arnor Musliun që garoi me Opel Astra.
Musliu u nda i kënaqur me përformacën e tij.
Në federatën e auto sporteve të Kosovës po thonë se së shpejti ka gjasë që një shegë në Kosovë mund ta marr të drejtë për organizimin e garave ndërkombëtare.
Kronikë nga Naim Selmani.
https://www.youtube.com/watch?v=JkHmPNaIakA
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.