Në Prishtinë u organizua gara e automobilizmit për femra.
Pjesëmarrëse në këtë garë ishte edhe kampionia e Kosovës në automobilizëm, Suzana Kuqi, por përpos kësaj të fundit, garuese ishte edhe deputetja e PDK-së Blerta Deliu.
Deputetja doli e treta në garë prapa Kuqit dhe Besa Morinës, transmeton Klan Kosova.
Këtë garë pjesëmarrëset e shohin si të mirëseardhur dhe mjaft sensibilizuese.
Ato bënë me dije se do të vazhdojnë me organizime të tilla.
Në fund të garës u ndanë edhe shpërblimet për fitueset.
Vendi i parë u shpërblye me 200 euro, vendi i dytë me 150 ndërsa i treti me 100 euro.
Kronikë nga Naim Selmani.
https://www.youtube.com/watch?v=PaEngVHLrto
●●●
AFSHKRIMI NGA
Arbër Fetahu
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.