Kryetarja e Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, nivelin e sigurisë e ka sikur të shkonte në ndonjë zonë lufte, ajo po përcillet me kallashnikov në garën e kërcimeve në ujë nga ura e Fshejt.
Me të relaksuar për sigurinë e tyre ishin qytetarët që kishin zënë vend në brigjet e Drinit të Bardhë për të ndjekur zhytjet nga mbi 30 metra lartësi.
Dikush që këtë garë e përcjell qe një kohë të gjatë tregon se çka e tërheqë.
Në këtë garë ishin të përfshira edhe femrat.
Një ish-kërcimtare nga kjo urë bënte pjesë në juri.
Krejt këtë aktivitet erdhi ta shoh edhe ish futbollisti Ardian Kozniku, transmeton Klan Kosova.
Para tij i pari kërceu Ardit Bajra.
Por, duartrokitjet më të mëdha i mori kampioni aktual Salih Riza.
Kjo përkrahje nuk ishte vendimtare që ta mposht Florid Gashin.
Nga dy kërcimet në stilin dallëndyshe Gashi mori pikët maksimale, 60, për t’u shpallë kampion.
Kronikë nga Naim Selmani.
https://www.youtube.com/watch?v=1dUed0O7jyY
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.