Gara e madhe e Parisit në CS:GO fillon sot nga ora 11:30, ku 24 ekipet më të mira do të garojnë për titullin e datës 21 maj, transmeton klankosova.tv.
"Accor Arena" do të jetë vendi ku ekipet nga gjitha bota do zhvillojnë duelet e tyre, përfshirë këtu edhe ekipin nga Kosova, Bad News Eagles.
"Shqiponjat" ndeshjen e parë e kanë të shtunën, pasi janë kualifikuar direkt në nivelin e Legjendave, pa pasur nevojë t'i zhvillojnë ndeshjet e para në nivelin e Sfiduesve në Paris Major 2023.
Kjo garë, transmetohet drejtpërdrejt në platformën Artmotion, në kanalet Sport 5 dhe Sport 6.
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iO●●●
SSSHKRIMI NGA
Shpend Spahija
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.