Vendet i patën të rezervuara, andaj në grupe të ndara e me pankarta në të cilin ishte flamuri i shtetit prej nga vinin hynë brenda e zunë karriget e tyre.
Kështu nga 4 pjesëmarrëse prej 55 vende të ndryshme të botës mbushën sallën e Klan Arenës për ta hapur olimpiadën evropiane të matematikës për vajza.
Këto gara mezi po i presin gjimnazistet, që madje pritshmëritë i kanë për rezultate të mira.
Në këtë ceremoni që u organizua për herë të parë në Kosovë nga Shoqata e Matematikanëve të Kosovës, duke u mbështetur financiarisht nga institucionet, ani se ishte evropiane në të po marrin pjesë edhe shtete të tjera që nuk janë pjesë e bashkimit evropian.
Andaj përkundër konkurrencës organizatorët patën edhe porosi.
Garat e matematikës do të zhvillohen të dielën e të hënën në Klan Arena, derisa më 16 prill do të përfundoj ceremonia, ku nxënësit në bazë të pikëve do të fitojnë medalje.
https://www.youtube.com/watch?v=A9H8rpraY3g
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.