Pasioni që kishin për garat automobilistike, ua mori jetën.
Molos Delija, djalë i hasretit, bashkë me Nue Bibajn e Lordon Sylën të tre rreth të 23-ave nga Gjakova, vdiqën pasi mbrëmjen e së shtunës teksa po shikonin e xhironin, u goditën nga një veturë, që po bënte garë me një tjetër.
Rasti tragjik ndodhi në daljen veriore të Prizrenit në drejtim të Vërmicës, në autostradën ''Ibrahim Rugova''.
Golf 5-shin që humbi kontrollin nga shpejtësia e lartë, po e ngiste djali i axhës së Loridonit, 20 vjeçari Arlind Syla, që bashkë me ngasësin tjetër Irfan Hoti, u ndaluan si të dyshuar për 48 orë.
Tre shokët vdiqën në vend kurse B.P 18 vjeç, S.Z 23 vjeç e M.Z 21 vjeç, mbetën të lënduar njëri nga të cilët më rëndë.
Tragjedia shokoi edhe klubin futbollistik Gjakova, pjesë e të cilit ishin më parë Syla e Delija. Kujtimi për shokët thonë se nuk do tretet kurrë.
https://www.youtube.com/watch?v=VyhTjCb8hdo
Një dëshmitar, që në momentin e aksidentit ishte duke punuar në afërsi, tregon për Klanin se këso organizime ilegale janë bërë të rregullta këndej.
Ata sipas banorëve përreth autostradës, shfrytëzojnë kohën kur ka pak lëvizje, teksa apelon qe kjo praktikë të ndalet.
Veç kujdesit nga rinia, ky e qytetarë të tjerë bëjnë thirrje që organet të jenë më syçelë.
Varrimi i Lordon Sylës u bë dielën pasdite, e dy të tjerët pritet të varrosen të hënën, familjet e të cilëve shkaku i ndjeshmërisë qenë të rezervuar të deklarohen.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.