Sulmet po u vijnë nga Universiteti i Iowas.
E Universiteti i Prishtinës po mbron me çdo kusht të dhënat e informacioneve.
Krejt kjo po bëhet në kuadër të edicionit të katërt të garës për siguri kibernetike që organizohet nga Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike në bashkëpunim me institucionin arsimor amerikan, raporton Klan Kosova.
Një nga ekipet kosovare përbëhej vetëm nga vajzat.
Entuziazmi nuk mungoi as nga ekipi i kryeqytetit shqiptar, Tiranës.
Sikurse grupi në Prishtinë, ashtu edhe ai nga Iowa, kanë filluar garën nga ora 13 e 30 sipas kohës lokale që t’i sulmojë të dhënat digjitale. Ai që arrin të mbrohet më mirë, do të shpallet fitues në ora 21:30. /Klankosova.tv
Kronikën e plotë e gjeni më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=al_byWRk1n4
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.