Për herë të parë në Kosovë sivjet do të organizohet gara MTB Cross Countru Race me biçikleta dhe do të quhet “Prishtina XC 2022”
Gara do të zhvillohet në një pistë qarku prej 8 kilometrave në natyrën e bukur të Gërmis, në të cilën 50% e shtegut është malor.
Teksa numri maksimal i garuesve Mountian Bike do të jetë 300 dhe regjistrimi tashmë është i hapur transmeton klankosova.tv
Ndryshe gara do të mbahet me 6 nëntor në parkun e Gërmis duke filluar nga ora 11:00 dhe do të zgjas deri në ora 15:00.
Fituesi në kategorinë e meshkujve shpërblehet me 300 euro, i dyti 150 dhe i treti 100 euro ndërsa i katërti merr 50 euro.
Në kategorinë e femrave fituesja shpërblehet me 150 euro, vendi i dytë 100 dhe e treta 50 euro dhe ajo që përfundon në vendin e katërt merr dhuratë në vlerë 50 euro.
●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.