Kandidati për rektor, Sali Salihu, nuk propozohet nga komisioni në listën për garë në këtë pozitë, raporton Klan Kosova.
Sipas kryesuesit Qerkin Berisha, i njëjti ka qenë në listën e zgjedhjeve të fundit më 2019, nga kur nuk kanë kaluar tri vjet.
Salihu përmes telefonit tha se nuk beson që kjo të jetë tendencioze, derisa shtoi se nuk e përmbush kriterin veç për dy javë.
Por, sipas nënkryetarit të Parlamentit Studentor, dy dekanë po tentojnë që në prapaskenë të ndikojnë në procesin e përzgjedhjes së rektorit, njësoj siç pretendojnë se kishte ndodhur me ushtruesin e detyrës.
Studentët propozuan edhe një rregullore të re e cila parasheh trajtimin e rasteve të dyshuara për plagjiaturë, derisa disa mesazhe u vendosën edhe në sallën e Senatit.
https://www.youtube.com/watch?v=bgKX33KyKUM
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.