Kryetari i kësaj federate, Ismet Rexhepi ka thënë se janë të përgatitur që gjithçka atje të realizohet me sukses. Ai ka theksuar se sigurimi I fondeve dhe përgatitja e dokumentacionit ju ka shkaktuar pak telashe por që prapë kanë arritur që të organizohen.
Garuesit nga Kosova janë: Ismail Simoni, Burim Asllani, Përparim Dushi, Besfort Bunjaku, Valdet Krasniqi, Naim Dashaj, Bardhyl Canolli dhe Liridon Kalenderi.
Atje janë të ftuar nga kryetari i Federatës së Auto Sportit të Kroacisë, Zrinko Gregurek.
Kjo u tha se është një mundësi e mirë për të parë nivelin e aftësive të garuesve kosovar në krahasim më ata kroat.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.