Në Prishtinë këtë të diel është duke u mbajtur Gjysmëmaratona “Prishtina 2016”, që është organizuar nga Federata e Atletikës së Kosovës.
Edhe këtë vit të parët që kanë arritur në cak janë atletët nga Kenia, si në kategorinë e meshkujve ashtu edhe të femrave.
Pjesë e gjysmëmaratonës kanë qenë edhe drejtues të institucioneve vendore si: Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, Kryetarja e Gjakovës Mimoza Kusari, pastaj Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.
Për mbarëvajtjen dhe sigurinë në gjysmëmaratonë është duke u përkujdesur Policia e Kosovës.
Kjo ngjarje është duke vazhduar ende, njofton Klan Kosova.
Atleti nga Kenia, Joel Mwandi ka triumfuar për kohë 1 orë e 5 minuta e 9 sekonda, ndërsa i dyti arriti bashkëkombësi i tij Henry Kemboy.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.