Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ka pritur në takim kryetarin e Mitrovicës, Agim Bahtiri, me të cilin diskutuan për situatën e sigurisë në Kosovë, në veçanti në komunën e Mitrovicës.
Më këtë rast, Gashi ofroi gatishmërinë e tij të plotë dhe të MPB-sënë mbështetje të komunës së Mitrovicës, duke vënë në pah se bashkëpunimi mes nivelit qendror dhe lokal është shumë i rëndësishëm në shërbim të qytetarëve.
Ndërsa, kreu i Mitrovicës, e informoi të parin e MPB-së lidhur me sfidat me të cilat ballafaqohet komuna e Mitrovicës, sa i përket situatës së sigurisë dhe për çështjet me të cilat do të mund të mbështetet niveli komunal nga Qeveria.
Në këtë takim u diskutua edhe për përmirësimin e shërbimeve të gjendjes civile në kuadër të sistemit të unifikuar të gjendjes civile dhe mundësisë për mbështetje të projekteve konkrete, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.