Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, ka pritur sot në takim drejtuesit e Federatës së Hendbollit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Eugen Saraçini si dhe hendbollistët e Kombëtares së Kosovës në kategorinë U21 në konkurrencën e meshkujve pas fitimit të së drejtës për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror që do të mbahet në Spanjë nga 15-29 korrik 2019.
Ai i uroi hendbollistët për këtë sukses dhe iu dëshiroi suksese në këtë kampionat. “Kualifikimi juaj për Kampionatin Botëror në Spanjë është sukses i jashtëzakonshëm dhe historik.
Ai po ashtu vlerësoi lart sukseset e Federatës së Hendbollit të Kosovës dhe punën e hendbollistëve të talentuar që kanë bërë që Kosova të jetë e kualifikuar në Botëror.
“Është e kuptueshme se për të ardhur deri te ky kualifikim është bërë një punë e palodhshme dhe e suksesshme nga ana juaj duke arritur fitore të shumta. Këtu dua të theksoj punën e shkëlqyer të Federatës së Hendbollit të Kosovës në organizimin e IHF Trophy Intercontinental që u mbajt gjatë muajit prill në Prishtinë sepse dihet se edhe nga Federata Ndërkombëtare por edhe nga federatat tjera pjesëmarrëse në gara, kjo ngjarje e madhe sportive u quajt Kampionat i jashtëzakonshëm”, u shpreh Gashi.

Ndërkaq, kryetari i FHK-së, Saraçini, u shpreh i entuziazmuar me arritjen e këtij suksesi dhe pjesëmarrjen e hendbollistëve të Kosovës në këtë ngjarje./klankosova.tv/.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.