Kryetari i Komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, me anë të një postimi në Facebook, ka shkruar se komuna ku ai drejton “sot filloj javë ndryshe, me plotë gjallëri e frymëzim”, duke iu referuar fillimit të vitit të ri shkollor.
Gashi gjithashtu përgëzoj të gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për përkushtimin e tyre në respektimin e tri masave themelore për anti-covid, njofton Klan Kosova.
Më poshtë postimi i tij i plotë:
Sot, Obiliqi filloj javën ndryshe, me plotë gjallëri e frymëzim, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme nisi procesi mësimor për vitin shkollor 2020/21.
Përgëzoj gjithë nxënësit, prindërit dhe mësimdhënësit për përkushtimin e tyre në respektimin e tri masave themelore anticovid-19: mbajtjen e distancës,maskës dhe higjenës, duke u kujdesur për veten dhe për të tjerët përreth nesh!
Uroj nga zemra të gjithë nxënësve suksese në rrugëtimin e dijes, e mbi të gjitha Zoti ju ruajt shëndetin e ju bekoftë me të mirat e tij si dhe ju siguroj se angazhimi ynë mbetet i vazhdueshëm në ofrimin e kushteve sa më cilësore arsimore.

●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.