Analisti politik Astrit Gashi ka potencuar se këtë herë skena politike nga Zgjedhjet Lokale, aspak nuk ka ndryshuar.
Astrit Gashi duke komentuar zgjedhjet komunale të së dielës në Zona B ka deklaruar se nuk pati ndonjë ndryshim radikal të votës megjithatë sipas tij është befasuese nga populli të cilët në komunën e Prishtinës, sollën në balotazh Lëvizjen Vetëvendosje dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës, njofton Klan Kosova.
''Ndryshimi radikal i votës ka qenë kur Vetëvendosje ka qenë e treta por i ka shkel krejt, e në këtë rast nuk ndodhi''.
''Krahasuar me tre muajt e fundit, është ramje shumë e madhe''.
''Skena politike me këto zgjedhje nuk ka ndryshuar''.
''Këtu në Kosovë nuk është se fitojnë më të mirët. Asnjëherë nuk fitojnë e as nuk kanë fituar''.
''Nuk mund ta kuptojë popullin si para katër muaj më herët bën dridhje të skenës politike, e tre muaj më vonë kthehet në skenë ndryshe'', ka përfunduar ai, njofton Klan Kosova.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.