Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi ka takuar sot xhudistet kosovare, Nora Gjakova, Distria Krasniqi dhe Majlinda Kelmendi pas suksesit të tyre në Abu Dhabi Grand Slam.
Në takimin që ishte prezentë edhe përzgjedhësi i përfaqësueses kosovare, Driton Kuka , ministri Gashi u shpreh se xhudistet bashkë me trajnerin Kuka me punën e tyre po e mbajnë në piedestal xhudon kosovare, njofton Klan Kosova.
Ai gjithashtu u zotua se ministria që ai drejton do ta mbështesë edhe më tutje fuqishëm sportin e xhudos në vendin tonë.
●●●
DSHKRIMI NGA
drin
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.