Sprinteri, Justin Gatlin, që është kampion bote, ka thënë se ndjehet i shokuar dhe i befasuar njëkohësisht, pas dyshimeve që janë ngritur ndaj trajnerit të tij dhe një agjenti.
Zyrtarët e atletikës për anti-doping kanë nisur hetimet, të cilat presidenti i trupës drejtuese sportive, i ka quajtur “dyshime serioze” rreth Dennis Mitchel dhe Robet Ëagner, shkruan BBC, përcjellë Klan Kosova.
Përmes një postimi, Gatlin, ka thënë se ka shkarkuar Mitchell, sapo ka marrë vesh për informatën.
Ai ka folur për vete duke thënë se nuk ka përdorur substanca të ndaluara dhe nuk është duke përdorur.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.