Ngjyra e kaltër dhe e verdhë të merrnin sytë në një zyrë të Ministrisë së Punëve të Jashtme të enjten.
Krahas flamurit të Kosovës, të tilla bartin edhe shallet që kanë shumica e mysafirëve, raporton Klan Kosova.
Ato përfaqësojnë ngjyrat e shtetit të Ukrainës, pavarësinë e të cilit Prishtina po e feston me refugjatët nga ky vend, kryesisht gazetarë, të cilëve po u bën konak.
Me të pranishmit, një histori të njëjtë ndau edhe nikoqirja, me të cilën u dha shpresë atyre.
Gazetarët ukrainas erdhën në Kosovë përmes programit që u bë për ta, e rreth të cilit dhanë fjalë të mëdha.
https://youtu.be/qJFh8wED-T0
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.