Gazetari i Klan Kosovës, Haris Ademi, ka folur rreth politikave fiskale, të cilat është duke i ndjekur Qeveria Kurti.
Ai tha se qeveria aktuale nuk është e përkushtuar ndaj politikave fiskale për largimin e TVSH-së.
“E kemi rastin edhe të derivateve por edhe të propozimit të shportës së konsumatorit, pra qeveria s’e ka si politikë uljen ose largimin e TVSH-së”, është shprehur Ademi në “Info Magazine”, njofton Klankosova.tv.
Tutje, ai tha se është pak e vështirë të besohet se qeveria do ta ulë ose do ta largojë TVSH-në edhe për peletin, i cili në kohën e fundit po përdoret mjaft shumë për ngrohje.
https://www.youtube.com/watch?v=bZENXSJ43Hs
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.