Bill Weir, që është gazetar i CNN, ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter, një ngjarje me një djalë nga Kosova.
Weir ka bërë të ditur se kosovari që jeton në ShBA ka gjetur një kuletë me 2 mijë dollarë në të, e që i përkiste aktores së famshme Merly Streep.
“Djali i ëmbël nga Kosova që punon në ndërtesën time vërejti një kuletë në rrugë natën e kaluar me 2 mijë dollarë në të. Ai e kontrolloi kartën e identitetit dhe ishte e Merly Streep”, ka shkruar Weir në llogarinë e tij në Twitter, transmeton Klankosova.tv.
Tutje, gazetari ka ndarë edhe bashkëbisedimin me kosovarin, ku citohet të ketë thënë se “babai im ka thënë se kur gjen diçka që s’është e jotja, s’është e jotja”.
Ai, gjithashtu bëri të ditur se djali nga Kosova ka refuzuar shpërblimin e aktores Streep, teksa kjo e fundit insistonte.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.