Gazetari Labinot Nimani ka deklaruar se reperi Buta, ndodhet në arrest shtëpiak.
Nimani shtoi se Buta ndodhet në arrest shtëpiak, derisa të përfundojë gjyqi ndaj tij, transmeton Klankosova.tv.
“Me sa e di ai është liruar në arrest shtëpiak, derisa të përfundon gjyqi. Mendoj se kjo e Butës as nuk diskutohet, pse mos me u liru?”, u shpreh gazetari për “Weekend” në Klan Kosova.
Buta është i dyshuar për shitje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje, derisa i njëjti më 1 tetor kërkoi lirimi nga paraburgimi, duke përmendur faktin se është kryefamiljar./Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=8KkOOJp2faM
https://klankosova.tv/buta-shkon-ne-shpi-te-vet-lirohet-nga-paraburgimi/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.