Në emisionin "Ora e Pasdites" në Klan Kosova, gjatë së mërkurës u diskutua për projektin "Triumfon Mirësia", kushtuar personave me aftësi të kufizuara. Fokusi i këtij edicioni ishte gazetari dhe shkrimtari, Arbër Selmani.
Ai ka përgatitur edhe një projekt të ri, për të rritur ndërgjegjësimin dhe përgjegjësinë ndaj personave me aftësi të kufizuara. Selmani, deri tashti ka publikuar dy video në kuadër të kësaj nisme, për të cilat foli edhe në studio.
"Unë e kam bo një farë praktike që sa herë që i publikoj këto video të projektit "Triumfon mirësia", shkoj nëpër media tek disa emisione që i kam për qejf edhe bisedoj për to. Pra, ky është në projekt që po financohet nga departamenti i shtetit amerikan, dhe këto video po vijnë, domethënë një video për secilin muaj, kanë me qenë gjithsej pesë video", u shpreh gazetari Selmani. Në këto video të shkurta, portretizohen disa persona me aftësi të kufizuara, përmes të cilave shkrimtari po provon të i tregoj njerëzve jetën e tyre të përditshme.
"Njomza, jemi mësuar me i pa disa video të këtyre personave, sikur "gjyna", dhe unë nuk dua të bëj më kësi lloj video. Kështu që, videot e mia janë shumë pozitive dhe të këndshme", transmeton klankosova.tv. Gazetari tregoi edhe se si i ka përcaktuar personazhet të cilët veçse kanë nisur të shfaqen publikisht, meqë i përkasin aftësive të ndryshme të kufizuara. "Shyqyr që ka organizata të cilat punojnë në baza ditore tash e disa vjet, si: "Handikos", "Down Syndrome", apo edhe shoqatën "Autizimi", pra këto po më ndihmojnë për me i gjetë personazhet, dhe hulumtimi po bëhet bashkë me to", tha shkrimtari Selmani.
Në vegzën e mëposhtme e gjeni intervistën e plotë të tij:
https://www.youtube.com/watch?v=nDp9BKYL4jY
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.