Ish-zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi u vetdorëzua mëngjesin e sotëm te autoritetet maqedonase, pasi ndaj tij rëndojnë disa akuza.
Gazetarja Sarandë Selimi, në emisionin “Ora Shtatë”, tha se dihej që Grubi ndodhej diku në rajon, megjithatë se ku, nuk dihej saktë, transmeton Klankosova.tv.
“E kemi pritur goxha moti kthimin e ish-zëvendëskryeministrit të parë, Artan Grubi, për shkak se rëndojnë goxha akuza të rënda për të këtu në Maqedoni. Ka vendosur që sot në mëngjes të vetdorëzohet në autoritetet maqedonase. Ai dyshohet se i ka bërë dëm buxhetit shtetëror me vlerë rreth 8 milionë euro”, tha Selimi në Klan Kosova.
Artan Grubi ka 1 vit e 2 muaj që ishte në arrati, ndërsa sot u vetdorëzua në kufirin e Bllacës.
https://www.youtube.com/watch?v=i2fqnrW6G_Q
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.