Partia Demokratike ka zgjedhur Gazment Bardhin si kryetar të Grupit Parlamentar në Kuvendin e Shqipërisë.
Kryetari i këtij subjekti, Sali Berisha, i ka bërë të ditura këto në mbledhjen e sotme me demokratët.
Sipas Top Channel, nënkryetar Kuvendi u konfirmua Agron Gjekmarkaj.
Nënkryetarë grupi u emëruan Belind Këlliçi dhe Tomorr Alizoti. Sekretare të grupit parlamentar, Berisha zgjodhi Elda Hotin, si dhe zëdhënëse e grupit do të jetë Ledina Aliolli, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.