Janë regjistruar 14 raste me COVID-19 tek skuadra e Serie A në Itali, Genoa.
Në mesin e tyre janë futbollistë dhe anëtarë të stafit, bën të ditur skuadra gjenoveze me anë të një komunikate, transmeton Klan Kosova.
Tek futbollistët e prekur dyshohet të jetë edhe sulmuesi maqedonas, Goran Pandev, që në rast të konfirmimit do të humbiste ndeshjen kundër Kosovës, takim ky që do të zhvillohet me 8 tetor në Shkup, në kuadër të Ligës së Kombeve.
Kujtojmë se Genoa së fundi humbi ndeshjen e fundjavës 6:0 kundër Napolit.
Kurse, ndeshja e radhës e tyre do të jetë përball Torinos, aty ku luajnë edhe dyshja nga Kosova, Sami Ujkani e Mërgim Vojvoda.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.