UFC u kthye në arenën e famshme në Madison Square Garden në New York me disa meçe të jashtëzakonshme ku ishin tri ndeshje për titull kampioni.
Në këtë festival të arteve marciale tre kampionë u mposhtën, për t’ua dorëzuar fronin tre të tjerëve, shkruan Klan Kosova.
Natyrisht, lufta për të cilën po flisnin të gjithë, tash e sa kohë dhe rikthimi i legjendarit Georges St-Pierre ishte ajka mbi tortë.
GSP mposhti britanikun Michael Bisping dhe i rrëmbeu titullin në peshën e mesme.
https://twitter.com/ufc/status/927034646205931520
Ndeshja ishte e jashtëzakonshme dhe të dy GSP e Bisping e goditën njëri – tjetrin dhe u përgjakën në fytyrë, por në fund ishte kanadezi që triumfoi në raundin e tretë.
https://twitter.com/ufc/status/927034119422230528
Në dy ndeshjet tjetra për titull, Cody Garbrandt, u mposht nga ish-shoku dhe më pas armiku i tij më i madh, TJ Dillashaw.
Kjo ishte humbja e parë e Garbrandt prejse është pjesë e UFC-së.
https://twitter.com/ufc/status/927025313007091713
Por, befasia më e madhe ishte rezervuar për ndeshjen tjetër për titull.
Rose Namajunas ka bërë atë që pak kush e kishte pritur, duke mposhtur të pamposhturën deri mbrëmë, polaken Joanna Jedrzejczyk.
https://twitter.com/ufc/status/927015833842286592
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.