Organizatorët e festivalit “Sunny Hill” thanë për Klan Kosovën se tashmë janë në përgatitjet e fundit për të enjten kur edhe do të nis gjithçka.
Në natën e parë do të këndojë Dua Lipa, ndërsa gjatë ditës do të performojnë muzikantë të ndryshëm.
Qytetarët mund të përdorin autobusët e “Trafiku Urban” të linjës 4 i cili mund t’i dërgojë deri në hyrje të parkut me biletë 40 cent.
Ndërsa nga laura nuk do të lejohet hyrja me mjete qarkullimi vetëm në këmbë. Policët, inspektorët,autoambulancat me mjekë do të jenë për katër ditë rresht në ambientet e parkut për t’u kujdesur për gjithçka.
Nuk do të lejohet që blerjet brenda të bëhen me kesh por vetëm në mënyrë elektronike.
https://www.youtube.com/watch?v=hKpAd24bONs
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.