Karateistja jonë, Albulena Gërvalla, do të garojë për medaljen e bronztë, pasi u mund në gjysmëfinale të kategorisë -55 kg në Lojërat Mesdhetare Oran 2022.
Gërvalla pësoi humbje nga algjeriania Abouriche Louiza, në luftën ku garuesja jonë pati edhe një lëndim, që urojmë të mos e pengojë për të garuar për medaljen e bronztë.
Ekipi olimpik i Kosovës mbrëmë parakaloi me rreth 40 anëtarë, të cilëve iu prinin flamurmbajtësit, Fortesa Orana, karateiste dhe Egzon Shala, mundës, transmeton Klankosova.tv.
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sportet luftarake dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.