Kampioni i botës në boks Gervonta Davis është liruar nga burgu pas 44 ditësh qëndrimi prapa grilave.
28 vjeçari u detyra të qëndroj në burg pasi gjykata kishte vendosur se nuk e ka shërbyer në mënyrë korrekte një dënim të mëhershëm përcjell klankosova.tv.
Gjatë vitit 2020 Davis ishte përfshirë në një aksident ku i kishte lënduar 4 persona dhe ishte larguar.
Më vonë ai e kishte pranuar fajin me marrëveshje por i kishte ikur qëndrimit në burg.
Si pasoj boksieri që një njihet me nofkën Tanku ishte dënuar me 90 ditë burg 3 vjet lirim me kusht dhe 200 orë shërbim publik.
Por Davis i kishte thyer rregullat e ndalimit në shtëpi prandaj ishte kërkuar qëndrimi i tij në burg.
Tani pas 44 ditësh ai u aktivizua në rrjetin social Twitter duke i përshëndetur të gjithë adhuruesit e tij.

●●●
NSSHKRIMI NGA
Naim Selmani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.