Një nga meçet më të përfolur kohëve të fundit është ai mes Gervonta Davis e Ryan Garcia që zhvillohet të dielën nga ora 05:00 në mëngjes, me kohën tonë lokale.
Ky ballafaqim konsiderohet si më i rëndësishmi këtë vit në peshat e lehta, pasi dorëzat do t'i kryqëzojnë dy boksierë të pamposhtur deri më tani.
Davis në karrierën e tij ka 28 fitore nga po aq meçe, teksa ecuri pa humbje ka edhe Ryan Garcia me 23 fitore dhe as një humbje.
Të dy boksierët kanë përfunduar matjet dhe kanë dalë me peshë nën 61 kilogramë. Dueli zhvillohet Las Vegas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
●●●
SKSHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.