Gjigandi teknologjik Facebook ka vendosur të mbështesë edhe imazhet e formatit GIF në ‘timeline’ të përdoruesve. Ky format përkrahet tash e sa kohë nga forumet, ndërsa para një viti edhe rivali Tëitter filloi ta mbështesë. Deri tani Facebook ka refuzuar ta ofrojë këtë veçori në platformën e vet, me arsyetimin se ashtu gjithçka duket kaotike.
Por, tani kompania ka vendosur që tani t’i lejojë përdoruesit të ndajnë GIF imazhe në ‘timeline’ të tyre. Megjthatë ka një kufizim – përdoruesit do të mund të ndajnë vetëm GIF imazhe të shpërndara nga sajte të palëve të treta dhe nuk dihet kur kompania do të mundësojë ngarkimin direkt në rrjet.
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.