Modelja e njohur, Gigi Hadid, njoftoi se po largohet nga rrjeti social Twitter pasi në krye të kësaj platforme ka ardhur Elon Musk, duke e quajtur faqen e mediave sociale një "vend urrejtjeje dhe fanatizmi".
27-vjeçarja njoftoi në Instagram se e çaktivizoi llogarinë e saj në Twitter, teksa i listoi edhe arsyet, shkruan Page Six, transmeton Klankosova.tv.
"Për një kohë të gjatë, por veçanërisht me udhëheqjen e tij të re. Po bëhet gjithnjë e më shumë një gropë e urrejtjes dhe fanatizmit dhe nuk është një vend ku dua të jem pjesë e tij", shkroi Hadid për Musk.
Twitter, pushoi afërsisht gjysmën e fuqisë së tyre punëtore të premten me një email duke shpjeguar se ky ishe një hap i nevojshëm për të siguruar suksesin e kompanisë.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.