Akil Gjakova dhe Laura Fazliu do të garojnë sot në Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Derisa Akili ndodhet brenda normës Olimpike Tokio 2020, Laura kërkon të mbledh sa më shumë pikë për të fituar normën Olimpike. Ajo përballet në luftën e parë me serben Anja Obradoviq, transmeton Klan Kosova.
Akili, raundin e parë e kalon pa luftë, ndërsa në të dytin takohet me gjeorgjianin Lasha Shavdatuashvilli. Luftërat e ditës së sotme nisin në ora 11:00.
Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme, xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në këtë garë. Klikoni në linkun e mëposhtëm për t’u informuar më shumë rreth kësaj ngjarje.
https://klankosova.tv/fitorja-e-krasniqit-momenti-kur-intonohet-himni-i-kosoves-ne-budapest-video/
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.