Xhudistja Nora Gjakova do të luftojë për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian, që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë.
"Pas një ‘lufte’ maratonike, xhudistja jonë u mund nga portugezja, Telma Monteiro, kategoria -57 kg".
"Në luftën për medaljen e bronztë takohet me Eteri Liparteliani të Gjeorgjisë" , thuhet në njoftimin e Komiteti Olimpik të Kosovës.
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.