Çarshia e Vjetër e Gjakovës ushtonte të mërkurën nga këngët patriotike. Edhe flamuj kuq e zi pati më bollëk e nëpër lokale.
Në këtë mënyrë po shënohet 24-vjetori i çlirimit të këtij qyteti, për çka gjakovarët thonë se dikur nuk e kanë parë as në ëndërr, raporton Klan Kosova.
Sipas tyre, hjekat e gjakovarëve për liri nuk duhen harruar asnjëherë.
Më meritorët për lirinë janë ish-luftëtarët, që 24 vjet më parë kishin emocione të përziera.
Mimoza Shala tha për Klan Kosova se më shumë se krenare ajo ndihet me fat që i shërbeu atdheut, për çka sipas saj duhet ende punë për të zbardhur fatin e të zhdukurve.
Dita e Ringjalljes, siç e quajti kryetari i Gjakovës, Ardian Gjini, që nderoi të rënët me homazhe, nuk do të ishte e mundur pa aleatë.
Për “Ditën e Çlirimit” pati aktivitete sportive, koncerte e shfaqje filmash. /Klankosova.tv
https://www.youtube.com/watch?v=k6txG1CuQuQ
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.