Gjakovarëve do t'iu rriten shpenzimet edhe më shumë sivjet.
Të gjithë pronarëve të objekteve që janë të lidhura në rrjetin e ngrohjes së qytetit faturat do t'iu vijnë më të shtrenjta këtë dimër.
Kjo do të ndodhë pasi u kërkua shtrenjtimi i çmimit për furnizim në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë.
Gjakovarët ngritjen nuk e parapëlqejnë me këto kushte ekonomike.
Ngrohja në Gjakovë parashihej të lëshohej më 15 tetor, por shkaku i vonesave në procedurat për furnizim me lëndë djegëse pritet të shtyhet deri në fillim të nëntorit.
https://www.youtube.com/watch?v=nPfSYiU28rs
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.