Një burrë në Gjakovë ka raportuar në polici gjatë ditës së mërkurë se ka hasur në disa mjete të pashpërthyera.
Sipas njoftimit të policisë, ankuesi ka gjetur këto mjete të dyshimta gjatë pastrimit të mbeturinave në një lokal, transmeton Klankosova.tv.
Sakaq njësiti për deminim i Policisë së Kosovës ka tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se gjersa kishte qenë duke pastruar disa mbeturina nga depoja e një lokali kishte hasur në disa mjete të dyshuara të pa shpërthyera. Njësiti për deminim i PK ka tërhequr mjetet e dyshuara nga vendi i ngjarjes”, thuhet në raportin e policisë.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.