Një 38-vjeçar nga Gjakova është proceduar penalisht në Durrës, pasi tentoi të korruptonte një polic rrugor për të shmangur një masë administrative.
Ngjarja ndodhi në rrugën “Pavarësia”, ku drejtuesi i një autobusi u ndalua nga Policia Rrugore pasi po përdorte celularin gjatë vozitjes.
Në përpjekje për të mos u gjobitur, ai u përpoq t’i jepte para punonjësve të policisë, transmeton Klankosova.tv.
"Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. A., 38 vjeç, banues në Gjakovë, për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".
Policia Rrugore e Durrësit apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton qytetarët që të denoncojnë në numrin 112, çdo shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm nga shërbimet e Policisë", thuhet tutje në njoftimin e policisë së Shqipërisë në Facebook.
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.