Një gruaje në Australi i ndodhi diçka e papritur derisa po kërkonte dokumente në dollapin e saj - një gjarpër ishte fshehur në sirtarë.
Menjëherë pasi e pa, gruaja e lajmëroi Qendrën e Shpëtimit të Kafshëve ne Australi të cilët shkuan në shtëpinë e saj në qytetin Ninderry për ta larguar gjarprin.
Për fat të mirë, gjarpri doli të ishte një gjarpër i zakonshëm pemësh, të cilët nuk konsiderohen të rrezikshëm për njerëzit, shkruan Fox News, përcjell Klankosova.tv.
Sunshine Coast Snake Catchers ngarkoi një video në Facebook ku shihet një nga punëtorët e saj duke e kërkuar gjarprin nëpër sirtarë. Për fat të mirë, pamjet tregojnë se nga ky rast nuk pati ndonjë incident.
●●●
PSHKRIMI NGA
PE
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.