Zvarranikët dinë të jenë befasues kur shfaqen në vende të papritura.
Ngjashëm ka ndodhur edhe tek banorët e fshatit Damanek të Malishevës, pasi aty njëri nga ta ka hasur në një gjarpër, njofton Klan Kosova.
Siç ka deklaruar dëshmitari për klankosova.tv, ky i takon llojit ''Vipera Ammodytes'', i njohur në popull si ''Nëpërka''.
''Gjarpri më i rrezikshëm në Europë gjendet në Kosovë'', është shprehur lexuesi i klankosova.tv, i cili nuk ka dashur të bëjë publik emrin.
Ai tha më tej se e ka liruar gjarprin porse ka shprehur shqetësim për këto specie pasi mund të rrezikohen banorët, njofton Klan Kosova.
https://youtu.be/Ar3hWirJC20
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.